Screenshot

Fatmir Limaj ka deklaruar në emisionin Debat Plus se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri politik, duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Albin Kurti.

“Çonu burra e gra, ta drejtojmë Kosovën në drejtimin e duhur, ta largojmë Albinin, Kosova e ka kry me Albinin”, u shpreh Limaj gjatë intervistës.

Ai kritikoi qeverisjen aktuale, duke thënë se vendi ka nevojë për ndryshim dhe për një qasje tjetër në udhëheqje.