Qindra londinezë u nisën për në metro të zhveshur në të brendshme duke u përpjekur të dukeshin sikur asgjë e pazakontë nuk po ndodhte.

Ky ishte udhëtimi zyrtar pa pantallona, një ngjarje e përvitshme, pa asnjë kuptim të thellë e motiv të madh.

“Ka kaq shumë gjëra të këqija, aq shumë jo argëtuese”, tha kreu i grupit Dave Selkirk, një trajner personal 40-vjeçar.

“Është mirë të bësh diçka vetëm për hir të saj”, shtoi Selkirk.

Ndryshe, ky lloj udhëtimi u bë për herë të parë në New York në vitin 2002, ideja e komedianit Charlie Todd.

Ideja e tij ishte kjo: A nuk do të ishte qesharake nëse dikush do të hynte në një tren në mes të dimrit i veshur me kapele, doreza, shall – gjithçka përveç pantallonave?

Raportohet se ideja dhe Londra e realizoi udhëtimin e parë pa pantallona në 2009.