LSDM-së po i pengon ideja që diaspora të votojë në mënyrë elektronike, sepse siç thonë do të ketë mungesë të kontrollit dhe verifikimit. Sipas tyre pushteti dëshiron në mënyrë të fshehtë ta fusë votimin e diasporës pa mekanizma kontrolli dhe verifikimi të votimit.

“Kur Mickoski refuzon të pranojë parimin bazë, atëherë është plotësisht e qartë se qëllimi i tij është manipulime dhe abuzime zgjedhore. LSDM-ja nuk do të lejojë grabitje zgjedhore. Me 10 mijë amendamente do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat demokratikë dhe parlamentarë për të penguar këtë përpjekje të rrezikshme për të minuar procesin zgjedhor”, theksoi Jovana Trençevska — nënkryetare e LSDM-së .

Edhe sot reagime nga Levica, e cila hapur hedh dyshim se pushteti me ndryshimet e propozuara dëshiron manipulime zgjedhore.

Pushteti u përpoq ta kalojë Kodin Zgjedhor pa konsensus të vërtetë politik, duke injoruar çështje thelbësore që ndikojnë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor të lirë dhe demokratik dhe duke futur dispozita që kurrë nuk kanë qenë objekt i debatit publik apo marrëveshjes politike. Me 3.500 amendamente Levica i kundërvihet kësaj përpjekjeje për ta shtrembëruar më tej procesin zgjedhor në favor të pushtetit”, thonë nga LSDM.

Kryeministri Mickoski nga ana e tij i hedh poshtë akuzat dhe thotë se për Kodin Zgjedhor ka pasur debat konstruktiv. Ai thotë se LSDM-së dhe Levicës u është thënë se do të pranohen kërkesat e tyre, por se votimi i diasporës mbetet vijë e kuqe.

“Partia politike LSDM në koalicion me partinë politike Levica paraqitën 13 mijë amendamente me qëllim për të penguar votimin e bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Mesazhi ynë ishte i qartë, thoni gjithçka, gjithçka do ta pranojmë. Nuk ju përshtatet mënyra e rrethimit të numrit dhe emrit, mirë, jepni amendament dhe do ta pranojmë. Nuk ju përshtatet mënyra e paraqitjes së ankesave pas votimit, thoni si dhe gjithçka do ta pranojmë. Por vija jonë e kuqe është votimi i diasporës”, shtoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kodi Zgjedhor mbetet i bllokuar në Kuvend me rreth 13.500 amendamente. Përveç LSDM-së dhe Levicës, kundër zgjidhjes ligjore janë edhe nga PLD-ja, nga ku edhe ata hedhin dyshim mbi procesin e kontrollit të votimit të diasporës.