Gazetare: Ajnur Bafqari
Pas anketës së fundit, grupacionet që kërkojnë bisedë dhe reforma në LSDM janë bërë më të zëshëm. Së fundmi, pas ish nënkrzetarit të partisë Igor Ivanovski, foli edhe ish funksionari i partisë, deputet dhe kryetar komune, Andrej Petkov.
LSDM-ja thonë se Petkovi është një prej promotorëve kryesorë të iniciativës për të ashtuquajturat reforma në LSDM. Partia e Filipçes e quan atë “Platformë për të ardhmen e Mickoskit ose ZNAM 2.0”.
“Ai ishte kreu i shtabit zgjedhor në Njësinë e Parë Zgjedhore në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2024 – zona zgjedhore në të cilën LSDM arriti rezultatin e saj më të keq në histori, duke fituar vetëm tre deputetë. Tani, i njëjti njeri del dhe thotë se LSDM është në “finalen e një fiaskoje” dhe se “asnjë program i mirë nuk mund ta mposhtë qeverisjen katastrofike”. Pyetja është e thjeshtë, Ku ishte Andrej Petrov kur krijohej ajo katastrofë?”- pyesin nga LSDM.
Një ndër personazhet që mori vëmendje më të madhe në takimin e javës së shkuar për bisedë për të ardhmen në 12 e 5, ishte prezenca e deputetes aktuale të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska. Ajo është prononcuar edhe përmes një postimi në rrjete sociale.
“Në kongres, para delegatëve të pranishëm, dërgova qartë dhe me zë të lartë mesazhin se duhet të ndryshojmë, përndryshe do të zhdukemi. Me të njëjtin mesazh urova edhe ditëlindjen e partisë. Propozova një proces vetingu për deputetët dhe udhëheqësit e partisë, por nuk pati përgjigje.
Platforma përmes së cilës kërkohen reforma brenda partisë me të cilën udhëheq Venko Filipçe, e re u promovua ditë më parë, ndërsa pjesëmarrësit janë të ndarë në tre grupe joformale, aktivistë civilë të cilët dikur kanë qenë anëtarë të LSDM-së, ish ushtrues funksionesh publike dhe anëtarë të LSDM-së në periudha të ndryshme. /Alsat.mk
The post LSDM nën presion: Rriten kërkesat për reformim të thellë të partisë appeared first on Alsat.
