Mërgim Lushtaku nga PDK-ja i ka reaguar Kryetarit të Mitrovicës, Faton Pecit i cili e ka quajtur kriminal dhe qyqar sulmin ndaj Hysni Mehanit në Skënderaj.
Lushtaku ka thënë se kur flet për moral politik e drejtësi, Faton Peci tingëllon si tallje me qytetarët.
“Njeriu që sot aktron prokurorin në Facebook, akuzohet për afera korruptive dhe grante për njerëz të afërt politikisht.Para se të mbajë ligjërata për drejtësi, duhet të japë llogari për milionat e taksapaguesve dhe mënyrën si janë ndarë ato.
ka shkruar Lushtaku.
Më tej ai ka shtruar një pyetje
“Dhe pyetja është e thjeshtë: kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave të Faton Pecit?A janë Dejona Mihali e Donika Gërvalla?”, ka përfunduar ai./21Media
