Dhunën tek të rinjtë e nxisin koha e tepërt e kaluar në internet, mungesa e aktiviteteve në jetën reale dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve agresive. Këto janë disa nga gjetjet e projektit “Promovimi i një mjedisi të sigurt shkollor”, i realizuar nga sektori i OJQ-ve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Projekti thekson nevojën që ekspertët të punojnë jo vetëm me viktimat, por edhe me autorët e dhunës. Dragi Zmijanac nga Ambasada e fëmijëve MEGJASHI theksoi se dhuna në vendin tonë nuk është vetëm fizike por edhe verbale dhe kibernetike.

“Është e vështirë të vendoset kontroll prindëror, dhe akoma më e vështirë nga prindi tek fëmija, dhe akoma më e vështirë është trekëndëshi në të cilin këmbëngulim: prind-shkollë-nxënës. Duhet t’i sensibilizojmë fëmijët kur ndodh dhuna, se çdo dhunë krijon problem, veçanërisht kur bëhet fjalë për përmbajtje kompromentuese”, tha Dragi Zmijanac – Ambasada e Fëmijëve Megjashi.

Drejtori Ekzekutiv i Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA, Zoran Ilieski, theksoi se Ligji për Arsimin Fillor dhe të Mesëm u garanton nxënësve pjesëmarrje aktive në organizata dhe iniciativa studentore një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të dhunës mes bashkëmoshatarëve.

“Besoj se kjo është lidhja që duhet të ndërtojë besim dhe kjo është lidhja që duhet të dëgjohet më tej në shkollë për atë që u intereson dhe çfarë u nevojitet”, u shpreh Zoran Ilievski – drejtor i Organizatave rinore Sega.

Elena Ivanovska, Sekretare Shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, vlerësoi se dhuna mes bashkëmoshatarëve është një sfidë komplekse që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve në shoqëri. Nënvizoi se ligjet dhe mekanizmat ekzistues duhet të zbatohen realisht në praktikë.

“Është më e lehtë të ulesh dhe të shkruash një ligj në të cilin thua se studentët kanë një parlament studentor, një avokat të studentëve, thelbi është se ato masa të shkruara në letër marrin jetë dhe jam e lumtur që studentët po fillojnë të kuptojnë rolin e tyre të rëndësishëm në ndërtimin e një kulture dhe mjedisi ku kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre”, potencoi Elena Ivanovska – Sekretare Shtetërore në Ministrinë e Arsimit.

Pas incidentit në shkollën fillore në Komunën e Gazi Babës, ku një i mitur u plagos nga bashkëmoshatari i tij me mjet të mprehtë, dje ministrja e Arsimit Vesna Janevska kërkoi ndryshime ligjore për ndëshkimin e prindërve të fëmijëve që ushtrojnë dhunë në shkolla.