Talentin e Besnik Qakës nga NRG Band, duket se e ka trashëguar edhe vajza e tij. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtari, përmes një postimi në rrjete sociale.
Në TikTok, ai ka ndarë një video nga studio ai është shfaqur në duet me vajzën e tij.
Ata kanë rikrijuar ‘Die with a Smile’ nga Lady Gaga dhe Bruno Mars.
Video ka arritur të grumbullojë dhjetëra mijëra pëlqime duke kapur afro 1 milion shikime për 24 orë.
