Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Pasdite pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe në disa zona kushte për stuhi me breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 22°C, ndërsa maksimalet nga 34 deri në 40°C.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, priten reshje lokale shiu, bubullima dhe erë e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë rreth 20°C, ndërsa maksimalja do të arrijë 39°C.

Të martën do të mbetet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje shiu, bubullima, erë të fortë dhe vende-vende kushte për stuhi me breshër.

Ndryshim i motit pritet nga e mërkura, kur për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, temperaturat do të fillojnë të bien. Të premten priten reshje shiu dhe ulje e ndjeshme e temperaturave ditore, ndërsa nga e shtuna temperaturat do të shënojnë rritje graduale.