Amerikanët nuk e kishin idenë se po përgatitej një sulm, ata u kapën në befasi, gjë që kontribuoi në një numër të madh viktimash. 2,335 amerikanë vdiqën, nga të cilët 68 ishin civilë, 1,143 u plagosën dhe gjithashtu pësuan humbje të mëdha në armatim. 6 anije u fundosën, 13 u dëmtuan, 188 avionë u shkatërruan dhe 159 të tjerë u dëmtuan.

Krahasuar me amerikanët, japonezët pësuan shumë pak viktima. Ata humbën 64 ushtarë dhe 29 avionë, shumica e të cilëve ishin kamikazë. Sulmi në Pearl Harbor ishte arsyeja pse Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Luftës së Dytë Botërore.
The post Më 7 dhjetor 1941, Japonia kreu sulmin famëkeq në Pearl Harbor appeared first on Alsat.
