Të paktën tetë persona, mes tyre edhe nxënës, mbetën të plagosur në një incident me armë zjarri që ndodhi këtë mëngjes para një shkolle të mesme në rrethin Turgutlu, në provincën perëndimore të Turqisë, Manisa. Sulmi ndodhi rreth orës 08:00 me orën lokale në afërsi të shkollës së mesme profesionale ‘Anadolu Inxhi Yzmez’, ku autori i armatosur hapi zjarr duke shkaktuar panik të madh. Personat e plagosur u dërguan menjëherë në spitale, ndërsa autori u neutralizua dhe u arrestua në vendngjarje nga forcat e sigurisë. Institucionet kompetente kanë nisur një hetim urgjent për zbardhjen e motiveve të ngjarjes./Alsat.mk

The post Mëngjes tmerri në Manisa të Turqisë: Të shtëna me armë zjarri para shkolles, plagoset rëndë grupi i nxënësve. appeared first on Alsat.