Një muaj plot gjallëri. Njerëz në çdo cep të qytetit. Kështu ishte Kërçova deri para disa ditëve derisa ishin mërgimtarët për pushime.

Me shkuarjen e tyre, ka filluar qetësia e zakonshme.

Kjo vërehet dukshëm në tregun e gjelbër. Shitësit thonë se mërgimtarët janë lokomotiva e shtetit.

-Vera derisa ishin mërgata këtu ose kurbetçarët, siç themi ne, ka qenë shumë mirë, tani ka fillua pak më dobët por përballohet. Mërgimtarët janë motori i këtij shteti dhe i kësaj komune.

-Kishte turistë këtë verë, por më dobët, më dobët se vitin e kaluar dhe çdo vit vijnë në numër më të vogël, harxhimet i kanë të mëdha ashtu thonë nuk mund të sjellin as gjëra nëpërmjet kufirit dhe ky është problemi.

Disa shitësit mendojnë se nga vitit në vit po ulet numri i mërgimtarëve që vijnë në vendlindje. Edhe ata që vijnë e kalojnë kohën nëpër dasma dhe hanë ushqim nëpër restorante dhe më pak e shfytëzojnë tregun për blerje.

-Tregu ishte dobët, më shumë shkojnë nëpër dasma, gjëra këtu marrin disa gjëra të vogla më shumë shkojnë nëpër restorante, dobët ishte nuk është si ka qenë më përpara.

-Ka lëvizje nga pak, nuk ka si më parë, se edhe mërgimtarë kanë ardhur më pak edhe nga lekët janë pak më të hollë, i kanë harxhuar lekët, xhepin më të ngushtë dhe shkojnë nëpër dasma hanë bukë nuk marrin speca ta përlyejnë banesën, porosisin pica e ashtu gjëra.

-Mërgimtarë nuk kishte shumë, njerëzit po shpërngulen dhe kështu edhe tregu po vdes, asgjë nuk është rinovuar, ky treg prej 50-60 vjetësh është kështu, asgjë nuk është ndryshuar shkon keq e më keq.

Në tregun e gjelbër në Kërçovë nuk është investuar prej më shumë se 50 vitesh. Shitësit janë pakësuar dhe interesimi qytetarëve për të vizituat tregun po humbet, pasi që siç thonë ata, edhe maketet tanimë kanë fruta dhe perime, dhe janë mbledhur shumë faktorë që tregu mezi të mbahet gjallë.