Mësues-veteranë nga shumë qytete e fshatra të Maqedonisë, që gjithë jetën ia kushtuan arsimit dhe edukimit të brezave të rinj, u nderuan me pllakata mirënjohjeje në kuadër të shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe festave të nëntorit, të organizuar nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, kryetari i Çairit Izet Mexhiti dhe ai i Tetovës Bilall Kasami, duke rikujtuar periudhat e vështira nëpër të cilat kanë kaluar mësuesit që tashmë janë në pension, i falënderuan ata për përkushtimin, ndërsa siguruan se po punohet që arsimi të jetë në nivelet sa më të larta.

Për shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dita u mbyll me pritje që u mbajt në mbrëmje në Muzeun e Artit Bashkëkohor.