Kur Granit Xhaka i habiti shumë njerëz duke shkëmbyer kampionët e Bundesligës, Bajer Leverkuzen, me Sunderlandin këtë verë, të gjithë u befasuan. Si mundet një nga mesfushorët më me përvojë të Evropës, i sapoardhur nga gara për trofe në Gjermani, të shkëmbejë futbollin e Ligës së Kampionëve për një betejë të mundshme për rënie nga kategoria në Angli?
Për “Flashscore” foli agjenti i Xhakës, Hose Noguera, i cili hodhi dritë mbi motivet pas këtij transferimi dhe vizionin që e bindi klientin e tij të merrte përsipër një nga sfidat më të guximshme të karrierës së tij.
“Pas dy vitesh, Xhakës i duhej një sfidë e re. Kjo ishte bindja e tij. Biseda e parë ishte në telefon me pronarin, Kyril Louis-Dreyfus, i cili është gjithashtu nga Zvicra dhe shumë i ri. Xhaka u lidh shumë mirë me Louis-Dreyfus dhe e pëlqeu vizionin që iu prezantua.”, tha fillimisht Noguera.
“Kyril Louis-Dreyfus e telefonoi Xhakën drejtpërdrejt dhe e pyeti nëse do të ishte i interesuar të fillonte projektin e Sanderlandit me të. Xhaka më pas e referoi tek unë dhe më pas filluan diskutimet.”
Por a kishte interes nga klubet e Premier Ligës ose të Ligës së Kampionëve për nënshkrimin e Xhakës?
“Xhaka kishte shumë interes nga klubet e Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve dhe refuzoi tre oferta të mëdha për t’u bashkuar me Sanderlandit këtë verë. Xhaka zakonisht luan në klube ku bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve, tituj lige, finale kupash etj. Megjithatë, ai donte të provonte diçka të re sepse dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen. Kështu që ai e sheh këtë si një përvojë të re për të mësuar.”, shtoi më tutje agjenti.
Tutje ai ka thënë se familja kishte rëndësi të madhe në vendimine Xhakës.
“Familja e Xhakës luajti një rol shumë të madh që ai të bashkohej me Sanderlandin. Pasi gruaja dhe tre fëmijët e tij ishin të gatshëm të bënin transferimin me të, ai pranoi sepse familja e tij është shumë e rëndësishme për të.”, tha në fund agjenti i Xhakës.
The post Mësohet arsyeja kryesore përse Xhaka u largua nga Bajeri drejt Sanderlendit appeared first on Alsat.
