Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Në një postim të tij, Mexhiti e cilësoi luftën e UÇK-së si luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, ndërsa shprehu pritjen që procesi në Hagë të përfundojë me një vendim që, sipas tij, do të konfirmojë pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri, për dinjitet dhe për çlirimin e popullit tonë. Procesi i padrejtë dhe kundërthënës ndaj komandantëve të UÇK-së në Hagë, duhet të përfundojë nesër dhe ne presim që të merret një vendim i drejtë që do të konfirmojë pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së që luftuan për çlirimin e Kosovës. Lufta për liri nuk mund të barazohet me krimin; viktima me dhunuesin, ndërsa sakrifica për çlirimin e Kosovës nuk duhet të kthehet në agjendë politike për kundërshtuesit e pavarësisë dhe shtetshmërisë së Kosovës. Liria e Kosovës u fitua me sakrificë, guxim dhe gjak. Emrin e lirisë sot e bartin me guxim e dinjitet liderët tanë që padrejtësisht ndodhen në Hagë. Momenti i së vërtetës po afron. Për ne, liria e Kosovës nuk është thjesht një fjalë, është amanet. Për lirinë, drejtësine, dinjitetin. Për Kosovën”, ka shkruar Mexhiti.