
Izet Mexhiti nga VLEN sot komentoi mundësinë për deportimin e Nikolla Gruevskti, marrë parasysh ndryshimin e pushtetit ekzekutiv në Hungari.
Mexhiti tha se ish-kolegët e tij në Bashkimin Demokratik për Integrim kanë ndihmuar që ish-kryeministri të arratisej.
“Edhe atëherë edhe tani, merren ata që i ndihmuan të ikte nga drejtësia në Maqedoni, të ballafaqohet me drejtësinë, ata janë ish-kolegët e mi në BDI. Ata atëherë ishin të shqetësuar, ndihmuan në ikje.
Sigurisht edhe tani janë të shqetësuar, nëse do të mbetet në Hungari, ose do të deportohet. Ajo që është me rendësi, edhe nëse ekstradohet, do të duhet të ballafaqohet me drejtësinë dhe të përgjigjet si çdo qytetar. Tash prapë ata le t’ia mbajnë gajlen”, tha Mexhiti mes tjerash. /rtv21
