Shërbimi Sekret i Inteligjencës në Britaninë e Madhe, i njohur si MI6 do të drejtohet nga një grua për herë të parë në historinë 116-vjeçare të shërbimit të inteligjencës së jashtme. Bleiz Metrueli e cila iu bashkua Shërbimit Sekret të Inteligjencës në vitin 1999, do të bëhet shefja e 18-të e organizatës duke zëvendësuar, Riçard Murin. Aktualisht, Metrueli është përgjegjëse për teknologjinë dhe inovacionin në M16. Kryeministri britanik, Keir Starmer e cilësoi emërimin e saj si “historik” në një kohë kur puna e shërbimeve të inteligjencës ishte më e rëndësishme se kurrë. MI6 është e ngarkuar me punën e inteligjencës jashtë vendit – për të përmirësuar sigurinë e Britanisë së Madhe, me qëllimet kryesore që janë ndalimi i terrorizmit, ndërprerja e aktiviteteve të shteteve armiqësore dhe forcimi i sigurisë kibernetike. /Alsat.mk

 

 

 

 

 

 

 

The post MI6 emëron udhëheqësen e parë femër në historinë 116 vjeçare appeared first on Alsat.