Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në fjalën e tij në hedhjen e gurthemelit të Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, tha se ky është një investim strategjik për vendin, transmeton TV21. Mes tjerash, Mickoski bëri të ditur se i gjithë investimi i kampusit të UNT-së kap vlerën e 42 milionë eurove, siç tha 40 milionë për ndërtim, ndërsa 2 milionë për mbikëqyrje.
“Sot vendoset themeli i diçkaje që është shumë më tepër sesa një projekt ndërtimi. Sot, po hedhim themelet për të ardhmen. Duke filluar ndërtimin e kampusit të ri modern të Universitetit Nënë Tereza në Shkup, konfirmojmë vendosmërinë tonë të fortë për të investuar në njohuri tek të rinjtë dhe në zhvillimin e arsimit të lartë. Ky projekt është një investim strategjik në të ardhmen e vendit. Një investim që do të krijojë kushte moderne për arsim, punë shkencore dhe zhvillim akademik. Qeveria solli vendim duke siguruar një total prej 42 milionë eurosh, siç e keni dëgjuar tashmë, nga të cilat 40 milionë janë të destinuara për ndërtim dhe 2 milionë për mbikëqyrjen e ndërtimit për të gjithë projektin. Në mënyrë që i gjithë procesi të kryhet profesionalisht, me cilësi dhe transparence. Kampusi i ri do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 31,000 m² dhe do të përfaqësojë një kompleks akademik modern me ambiente moderne, me amfiteatër, palestra sportive, një pishinë dhe infrastrukturë që do të përmbushë nevojat e arsimit të lartë modern”, deklaroi kryeministri i vendit, Hrisitjan Mickoski.
