Mickoski: Nëse “VLEN” duan të largohen nga Qeveria – Paçin fat

Nëse “VLEN” planifikon të largohet nga koalicioni qeveritar, atëherë pacin fat, tha sot kryeministri Mickoski i pyetur për të komentuar deklaratën e Halil Snopçe, deputet nga VLEN, i cili dje në një dalje televizive tha se nëse Ligji për BRANITELLAT kalon, atëherë do të largohen nga koalicioni qeveritar, transmeton Faktiditor.ch
.
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe (krahu i Arben Taravarit), tha se nëse shfuqizohet Ligji për Përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe miratohet Ligji për Branitellat, VLENI do të largohet nga Qeveria.

Atëherë Vlen nuk do të jeetë vend në Qeveri, tha Snopce per “Click Plus” në TV21, transmeton Faktiditor.ch.

“Për shkak të ndikimit rus, nëse hyjnë në aventura të tilla dhe ne nuk e zgjidhim problemin me kohë, atëherë VLEN nuk ka vend në Qeveri. Cili është vendi në Qeveri? – tha Snopçe.

“Të kenë fat”, u përgjigj shkurt Mickoski/Faktiditor.ch/