Shkup, 24 shtator – Rritja e rrogave në administratën publike është paraparë për vitin e ardhshëm, në rrjedhë është përgatitja e versionit punues e cila në vijim duhet t’i kalojë të gjitha procedurat, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vendosjes së gur-themelit të sallës së re sportive në shkollën rajonale “Dimitar Pop Georgiev Berovski”.
Rroga më të larta do të ketë edhe në arsim dhe në institucione të tjera, borxhet po kthehen, deklaroi kryetari i Qeverisë, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
“Do të ketë, është paraparë edhe ajo në kuadër të buxhetit kemi një version punues të cilin do ta rregullojmë në periudhën në vijim, këtë javë duhet ta rregullojmë si dhe nga fillimi i javës së ardhshme. Dhe pres tashmë javën e ardhshme të gjendet në mbledhje të Qeverisë ky propozim version i buxhetit për vitin e ardhshëm, prandaj normalisht siç është rendi dhe procedurat, të gjendet para deputetëve në Kuvend. Kështu që janë paraparë rritje e rrogave edhe në suaza të arsimit dhe në institucione të tjera, varësisht nga mundësitë. Pres konsolidimi të përfundojë deri në fund të vitit, tashmë një pjesë e madhe e borxheve, ngadalë, por sigurt por kthehet, llogaria e Qeverisë po del nga ajo saldoja negative të cilën e trashëguam”,
deklaroi Mickoski.Ai përkujtoi se llogaria e Qeverisë më 24 qershor të këtij viti ishte rreth 12 miliardë denarë, minus 200 milionë euro dhe tani siç theksoi po i afrohet zeros pozitive dhe pret tashmë nga tetori të jetë plus, sepse një pjesë e borxheve po kthehen dhe siç theksoi, obligimet e harruara po përmbushen. “Mund t’ju them, ja sot, para se të vij këtu pata takim me drejtorin e ish-ELEM-it, sot EMV, atje diku borxhet janë rreth pesë miliardë, disi kjo pesëshe u është bërë shenjë mbrojtëse, pesë miliardë borxhe për pensionistët, pesë miliardë fondi për shëndetësi, pesë miliardë EMV etj. Borxhet ishin shtresuar, paratë kanë shkuar në xhepa privat. Afërsisht, ky është realiteti që e trashëguam. Por, nuk ka ankim, nuk ka keqardhje, prandaj e morëm besimin e qytetarëve të punojmë ashpër dhe të dalim nga ky moçal të cilin e trashëguam dhe përfundimisht të hyjmë në proces të zhvillimit dhe projekteve”, tha ai.
The post Mickoski paralajmëron rritje të pagave në administratë appeared first on KOHA.