Bujar Osmani, si ish-ministër i Punëve të Jashtme, mban vetëm një pjesë të përgjegjësisë për miratimin e propozimit francez, i cili e ndërlikon rrugën drejt BE-së, tha kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën e sontme në Alsat me gazetaren Semra Musai.

Mickoski më tej shtoi se përgjegjësia për propozimin francez i cili nuk është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, bie edhe mbi Kovaçevskin, Mariçiqin dhe ish-kreun e shtetit, Stevo Pendarovski.

“Në një deklaratë, ai tha (Pendarovski) se ishte njeriu që negocioi propozimin francez, të paktën kështu u mburr personalisht, në një emision, për një media kombëtare. Edhe pse më parë pretendoi se nuk dinte asgjë, se nuk bëhej fjalë për lëshime shtesë, se ndryshimi i Kushtetutës nuk ishte temë diskutimi, disa javë më vonë, i njëjti njeri, Stevo Pendarovski, e tha këtë”, tha Mickoski. /Alsat.mk

The post Mickoski: Pendarovski mburrej me propozimin francez appeared first on Alsat.