Kryeministri Hristijan Mickoski tha se në këtë moment uji në Gostivar është vetëm për përdorim teknik dhe si e tillë do të mbetet edhe për një kohë të pacaktuar, përcjell TV21. Mickoski tha se në ujë nuk ka baktere koliforme, por janë paraqitur baktere të tjera si pasojë e hiper-klorimit.
“Pse?! Sepse tani në instalim nuk ka baktere fekale kolimorfe, por është paraqitur bakter i ri që është i pranishëm në instalime sepse nuk janë përdorur për kohë të gjatë, e tani me pastrimin e të njëjtave dhe hiper-klorimin paraqitet në instalim. Pres që edhe kjo sfidë të tejkalohet dhe më pas pres që uji të jetë i pijshëm dhe për gatim”, theksoi Mickoski.
