Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, u bën thirrje qytetarëve të mos hapin mesazhe nga numra të huaj telefoni, pasi siç tha ai, në këto raste çdo qytetar është viktimë potenciale e manipulimeve. Toshkovski theksoi se këto porosi nuk duhet të lidhen direkt me sistemin “Safe City” për çka opozita akuzon, duke nënvizuar se me mesazhe të rreme përballen shumë sektorë.
Porosi të rreme arrijnë në më shumë sektorë në drejtim të tentimit për manipulim të qytetarëve në shumë sektorë… Porosi të rreme, sulm fishing siç i quajnë ekspertët, ka pasur dhe do të ketë, a i marrim si informacione menjëherë, po, a komunikojmë menjëherë me qytetarët. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në pjesën se nga kush e marrin porosinë, gjithmonë janë porosi që vinë nga numra të çuditshëm, me adresë të rreme, Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk
The post Ministri Toshkovski: Qytetarët të mos hapin mesazhe nga numra të huaj, rrezik për manipulime dhe “phishing” appeared first on Alsat.
