Me rastin e Javës Kombëtare dhe Evropiane të Infermierëve dhe Akusherëve, Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu theksoi rolin kyç të infermierëve dhe akusherëve në sistemin shëndetësor, duke njoftuar masa konkrete për përmirësimin e statusit të tyre, transmeton TV21.
Aliu bëri të ditur se Ministria ka realizuar mbi 1.250 punësime të reja në sektorin publik shëndetësor, ku një pjesë e konsiderueshme janë infermierë. Gjithashtu, muajin e kaluar është nënshkruar marrëveshje kolektive me sindikatat e sektorit shëndetësor, që parasheh rritje page prej 7% duke filluar nga paga e muajit mars, me premtim për rritje të mëtejshme në periudhën e ardhshme.
Deklaratat u bënë në akademinë solemne të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Infermierëve, Teknikëve dhe Akusherëve./TV21
