Modelet kineze me burim të hapur po integrohen thellësisht në ekonominë reale

Më 27 korrik, Moonshot AI, një kompani kineze e inteligjencës artificiale, njoftoi zyrtarisht se modeli i saj i madh i fundit, Kimi K3, u hap me burimet e tij ndaj tëgjithë zhvilluesve globalë. Me një total prej 2.8 trilion parametrash, ai është modeli më i madh me burim tëhapur në botë, përsa i përket përmasës së parametrave.

Që nga fillimi i këtij viti, ritmi i zhvillimit të modeleve të mëdha me burim të hapur është përshpejtuar ndjeshëm, me shumë kompani që publikojnë me radhë modelet e tyre kryesore.

Modeli Kimi K3 me burim të hapur, është produkti kryesor me performancën më të lartë i Moonshot AI.Paketa e burimit të hapur përfshin peshat e plota të modelit, raportin teknik dhe tre teknologji themelore të infrastrukturës që mbështesin trajnimin e modelit.Zhvilluesit në mbarë botën mund ta shkarkojnë dhe ta aplikojnë falas në kompjuterin e tyre.

Vlen të përmendet se, ndërsa kjo nuk është hera e parë që një model i madh kinez hap burimet e saj, por kjo shënon herën e parë globalisht që një model kryesor në një shkallë prej 2.8 trilion parametrash, bëhet i hapur përpublikun global.

Një raport i publikuar në këtë pranverë nga platforma më e madhe e modelit të AI-së me burim të hapur në botë Hugging Face, tregoi se shkarkimet e modeleve me burim të hapur të zhvilluara në Kinë, përbëjnë 41% të totalit global. Në listën e modeleve të mëdha më të njohura në botë, gjashtë të parat janë të gjitha nga ekipe kineze. Në 12 muajt e fundit, modelet kineze kanë mbajtur rekordin për shkallën e parametrave për nëntë muaj.

Një model me burim të hapur, në kontekstin e modeleve të mëdha, do të thotë të lejohen zhvilluesit e tjerë të shkarkojnë, të vendosin dhe t’i inovojnë ato falas.

Ndërsa teknologjia e modelit të madh kinez me burim të hapur piqet dhe pragu për aplikim ulet, inteligjenca artificiale po del shpejt nga laboratori dhe po integrohet thellësisht në sektorët e ekonomisë reale si prodhimi, energjia dhe shërbimet, duke u bërë një motor i ri për të nxitur transformimin industrial, duke ulur kostot e korporatave. Modeli i zhvillimit me burim të hapur kathyer pengesat për aplikimin industrial të teknologjisë sëAI-së, duke nxitur një transformim gjithëpërfshirës të modeleve kineze në shkallë të gjerë. Ato kanë evoluar nga mjete interaktive, që janë vetëm për të biseduar dhe për të bërë pyetje dhe marrë përgjigje, në mjete prodhuese që mund të kryejnë detyra, të përdoren në skenarë të botës reale dhe të rrisin efikasitetin, duke u integruar kështu në sektorët kryesorë të ekonomisë reale, siç janë prodhimi, energjia, transporti dhe financa.

Të dhënat tregojnë se me mbajtjen e 60% të patentave tëinteligjencës artificiale në botë, Kina është mbajtësja mëe madhe e patentave të tilla në nivel global. Vlerësimet nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit sugjerojnë që vjet, shkalla e industrisëkryesore të inteligjencës artificiale në Kinë i kaloi 1.2 trilion juanë(177.82 miliardë dollarë amerikanë), me numrin e ndërmarrjeve të inteligjencës artificiale që tejkalon 6.200.