Skip to content
  • Tue. Jul 28th, 2026
Monitor.mk

Monitor.mk

  • BALLINA
  • LAJME
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • OPINION
LAJME

Momenti kur tërmeti i fuqishëm e detyron presidenten meksikane të ndërpresë fjalimin para gazetarëve

Jan 2, 2026

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 shkallë të Rihterit ka ndërprerë konferencën për shtyp të presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila po zhvillohej në Mexico City.

Në momentin kur u aktivizua sistemi i paralajmërimit për tërmete, presidentja së bashku me gazetarët u detyruan të largohen menjëherë nga salla.

Pas stabilizimit të situatës dhe verifikimeve të sigurisë, Sheinbaum u kthye në sallë dhe vazhdoi konferencën për shtyp.

Sipas autoriteteve, tërmeti me magnitudë 6.5 është regjistruar në jug të vendit. Raportet paraprake tregojnë se nuk ka viktima dhe as dëme serioze materiale.

Megjithatë, në kryeqytet janë raportuar 12 persona të lënduar, konfirmoi kryetarja e Bashkisë së Mexico City, Clara Brugada.

Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës kanë vijuar kontrollet në zonat e prekura për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

The post Momenti kur tërmeti i fuqishëm e detyron presidenten meksikane të ndërpresë fjalimin para gazetarëve appeared first on Alsat.

Post navigation

Irani thotë se ndërhyrja e SHBA-ve në protesta do të shkaktonte kaos rajonal!
Kasami thirrje qytetarëve: Në rrugë nga ngrica, dilni nga shtëpitë vetëm në raste të domosdoshme

Related Post

LAJME

Revizioni zbulon parregullsi të shumta në punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës për vitin 2024

Jul 28, 2026
LAJME

BDI: Gashi po e mban ligjin prapa derës! VLEN kundërpërgjigjet: BDI po punon kundër shqiptarëve

Jul 28, 2026
LAJME

Çmimet globale të naftës bien ndjeshëm pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit

Jul 28, 2026
Monitor.mk

Monitor.mk

Proudly powered by WordPress | Theme: Newsup by Themeansar.