Me afrimin e zgjedhjeve lokale që duhet të mbahen në Tetor të këtij viti, edhe kalkulimet me emrat e kandidatëve po bëhen më të zëshme.
Burime të monitor.mk të afërta me Frontin Europian dëshmojnë se kompromisi mes BDI-së dhe ASH të Ziadin Selës mund të jetë ish ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.
Në bazë të sondazheve të fundit rezulton se Shaqiri gëzon mbështetjen e plotë edhe të aktivit politik të BDI-së në Strugë por edhe nga trupi votues që kontrollon Ziadin Sela.
Përveç mbështetjes që gëzon Jeton Shaqiri nga struktura e BDI ai nuk kontestohet as nga krahu i Arben Taravarit por theksohet se i njejti ka edhe raporte shumë të afërta me ASH-në e Ziadin Selës të cilët sipas gjitha gjasave nëse do hiqnin dorë nga Struga këtë do ta bënin vetëm për një figurë që do ishte komprimis edhe për trupin votues të tyre.
Në anën tjetër tashmë është thuajse e sigurt se kandidat i VLEN për Strugë pritet të jetë Mendi Qyra, biznismen dhe kryetar aktual i Odës Ekonomike Veri-Perëndimorë të Maqedonisë.
