Vazhdojnë mosmarrëveshjet në myftininë e Tetovës. Myftiu Qani Nesimi thotë se ai nuk e ka penguar asnjëherë Selver Xhemailin të vijë në punë, por shton se ai nuk është i zgjedhur nga ana e kuvendit të myftinisë. Sipas Nesimit ai ka frikë të vijë pasi që e di se është i zgjedhur në mënyrë antikushtetuese.

“Këtu pengohet Selveri të hyjë në këtë institucion, kjo nuk është e vërtetë. Ka vendim të organit dhe myftinisë që nuk e njeh dhe lejon të hyj në myftini. Selveri nuk ka të bëj më mua, unë kam të bëj me reisin që më ka shkarkuar antikushtetetueshmrisht. Selveri ka të bëj me kuvendin e myftinisë vendimmarrës që të propozojë kandidat për myfti, jo të imponoj nga Shaqiri, riaseti dhe Selveri ëndrrat dhe dëshirat . Këto janë të qarta askush se ndal fizikisht, por Selveri e dinë se është anti kushtetues dhe anti-ligjor dhe për atë përjeton frikë të vijë në institucion”, tha Qani Nesimi – myfti i Tetovës.

Nesimi foli edhe paratë që i ka përmendur Selveri, duke thënë se ato janë borxhe personale të tij dhe është shumë e ulët që të përmend publikisht.

“Më vjen keq që Selveri shumë poshtë ka rënë. Turp të t’i vijë. I përmend borxhet e mia personale dhe borxhet e mija kinse unë kërkojë t’i paguaj myftinia, është shumë e ulët , shumë amorale dhe shumë jo njerëzore”, u shpreh Qani Nesimi – myfti i Tetovës.

E mos pagesa e faturave sipas Nesimit ka ndodhur për shkak se ai nuk e kontrollon më xhirollogarinë.

“Çdo letër që ka ardhur tek ne e kemi paguar, por nëse letrat kanë shkuar në riaset dhe kanë shkuar tek UD tradhtari, ata e kanë të bllokuar bankën dhe xhirollogarinë e myftinisë. Atëherë le të shkon përmbaruesi dhe le të merr mjetet, nuk i merr paratë, as të UD tradhtarit as të Shaqir Fetait janë mjete të myftinisë së Tetovës që e ka të uzurpuar xhirollogarinë”, shtoi Qani Nesimi – myfti i Tetovës.

Konflikti mes këtyre dy personave ka nisur para një viti. Njeri është zgjedhur myfti nga rijaseti dhe tjetri nga myfinia, dhe paqartësitë vazhdojnë tutje.