Maqedonia e Veriut sot do të përfshihet nga mot i vranët, i shoqëruar me reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten kushte për reshje bore.
Sipas parashikimit meteorologjik, do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndimor, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 70 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 19 gradë Celsius.
Ndryshimi i kushteve atmosferike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, kur pritet rënie e temperaturave dhe reshje bore në disa pjesë të vendit.
