Sot, të hënën, më 23 nëntor, në Maqedoni pritet mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme shiu dhe erëra të forta. Me depërtimin e ajrit më të ftohtë, në male do të ketë reshje bore, ndërsa në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë përzierje shiu dhe bore, sipas parashikimit të Administratës Hidrometeorologjike.

Era do të fryjë nga perëndimi në mëngjes, dhe nga veriu në pasdite. Për natën drejt së hënës, Administrata Hidrometeorologjike paralajmëroi për erëra të forta të herëpashershme mbi 70 kilometra në orë, veçanërisht në pjesët perëndimore.

Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 2 deri në 9 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore nga 8 deri në 19 gradë.

Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të herëpashershme. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi i ndryshueshëm.

Të martën pritet mot me diell, por më i ftohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperaturat e mëngjesit do të bien nga minus 4 deri në 3 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të arrijnë nga 6 deri në 14 gradë. Përgjatë lumit Vardar, herë pas here do të fryjnë erëra të forta veriperëndimore.