Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit priten procese më intensive me reshje më të dendura, bubullima dhe erë të fuqishme veriperëndimore.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, lokalisht reshjet mund të jenë më të mëdha se 20 litra për metër katror, ndërsa era në disa vende mund të arrijë shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, me mundësi për stuhi afatshkurtra.
Temperaturat maksimale gjatë ditës do të lëvizin nga 10 deri në 22 gradë Celsius.
The post Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në vend appeared first on Alsat.
