Sot pritet mot pjesërisht i vranët dhe i freskët, i shoqëruar me reshje të herëpashershme shiu. Reshjet do të jenë më të theksuara në rajonet juglindore të vendit, ku pritet të bien mbi 25 litra për metër katror.

Do të fryjnë erëra nga drejtimi i veriut, me shpejtësi që në disa zona – sidomos përgjatë luginës së Vardarit – mund të tejkalojnë 70 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në intervalin prej 12 deri në 19 gradë.