Në vend janë matur temperatura nga 0 deri në 7 gradë këtë mëngjes. Temperatura më e ulët prej 0 gradë është regjistruar në Berovë, 1 gradë në Llazaropole dhe në Kodër të Diellit, 3 gradë në Strumicë, 4 gradë në Kriva Pallankë, Ohër, Manastir, Demir Kapi dhe Hanet e Mavrovës.
Temperaturë prej 5 gradësh është matur në Tetovë, Prilep, Krushevë, Veles, Kavadar dhe Gjevgjeli. 6 gradë janë regjistruar në Shkup-Petrovec, Shtip dhe Vinicë, ndërsa 7 gradë në Zajçev Rid në Shkup, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Kodër të Diellit është matur shtresë bore prej 72 centimetrash.
Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me shi të përkohshëm lokal dhe me mundësi për shfaqje të rralla të vetëtimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë Vardarit herë pas here erë më e përforcuar nga veriperëndimi.
Temperatura maksimale gjatë ditës do të jetë nga 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të dobëta të herëpashershme shiu dhe erë të dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.
