MPB-ja informoi se dje në ora 09:05 në SPB Shkup është raportuar se në shtëpinë e saj në Karposh të Shkupit është gjetur e vdekur N.T (39) nga Shkupi, e cila kishte probleme shëndetësore.
Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.