Një i burgosur tridhjetë e pesë vjeçar nga burgu i Idrizovës ka ndërruar jetë dje në mënyrë tragjike teksa po transportohej për në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Vdekja ka ndodhur pasi i burgosuri i identifikuar si D.F. nga Shkupi, ka pësuar lëndime të rënda trupore nga xhami që e ka thyer në dhomën e vizitave.
Detajet e ngjarjes
Sipas MPB-së, ngjarja ka nisur kur i burgosuri ka mbetur i plagosur teksa ka thyer xhamin. Ai filloi të rrjedh gjak dhe kërkoi kujdes të menjëhershëm mjekësor. Me gjithë urgjencën, DF fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në klinikë.