Ismail Muratov, 35-vjeçar i cili ishte denoncuar si i zhdukur që nga mbrëmja e së premtes, është gjetur sot në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton TV21.
Ai është gjetur nga ekipet e kërkim – shpëtimit, pa vetëdije në lumin Bregallnicë, në fshatin Bekirilija, në territorin e komunës Llozovë, ku më pas me helikopter është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.