Në Shkup filloi edicioni i tetë i Forumit Energjetik të Maqedonisë – MEF25, një ngjarje rajonale e dedikuar për tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë forum fokusi është në vendosjen e veprimeve konkrete për të trefishuar kapacitetin e energjisë së rinovueshme, me qëllim që të përgjigjet ndaj nevojave të rritura të rajonit.

Ministrja e energjetikës Sanja Bozhinovska tha se me ligjin e ri për energjetikë komunat dhe qytetarët do të mund të investojnë së bashku në prodhimin e energjisë së gjelbër. Ndërsa Ministri Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, tha se tranzicioni energjetik duhet të jetë në thelb ekologjik./TV21