Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo për shkak siç thonë nga MPB për shkak të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute.
“Më 03.03.2026 (e martë), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, SH.T. z. Mark Rute, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për shkak të vizitës, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit policorë, me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt dhe të pandërprerë të trafikut”, bëjnë të ditur nga MPB.
