Të shtunën (19.04.2025) nga ora 18:00 për shkak të Festës Fetare “Ngjallja e Krishtit – Pashkët” do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB-ja apelojnë qytetarët që të respektojnë urdhërat e nëpunësve policorë.

“Me rastin e festës fetare “Ngjallja e Krishtit – Pashkët” nesër (19.04.2025), Njësti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugë të caktuara në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Kështu, nesër nga ora 18:00. deri në përfundim të manifestimit me rastin e festës fetare dhe shtetërore “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, në qendër të qytetit të Shkupit nëse sipas nevojës do të jenë të mbyllura për qarkullim:

– Blvd. “Aradhat partizane” nga kryqëzimi me rr. “Franklin Ruzvelt” deri te kryqëzimi me Blvd. “VMRO”,

– Blvd. “Shën Kliment Ohridski” nga kryqëzimi me Blvd. “Ilinden” deri te kryqëzimi me rrugën “Dimitrie Çupovski”,

– Rruga “Metropolit Teodosij Golloganov” nga kryqëzimi me rrugën “9-ti Maj” deri te rrethrrotullimi me rrugën “Shën Kirili dhe Metodi”.

Autobusët që kalojnë mbi urën “Goce Dellçev” do të ndërrohen sipas nevojës, duke lëvizur përgjatë Blvd. “Ilinden”. dhe përmes Blvd “Franklin Ruzvelt” deri në bulevardin “Aradhat partizane”, ndërsa autobusët që kalojnë në qendër të qytetit do të lëvizin përgjatë rr.”M.T.Golloganov” dhe përmes Blvd “Franklin Ruzvelt”do të kyçen në Blvd. “Aradhat partizane”. Dhe në drejtim të kundërt, autobusët do të përdorin të njëjtat korsi trafiku.

Në komunën e Gjorçe Petrovit, nëse është e nevojshme, do të mbyllet për qarkullim rruga “Makedonska Vojska” para kishës “Shën Petar dhe Pavle”, nga kryqëzimi me bulevardin “Aradhat partizane” deri në rrugën “Gjorçe Petrov”.

Në komunën e Aerodromit, rruga lokale për në f.Lisiçe do të mbyllet për qarkullim nëse është e nevojshme.

Rrugët e tjera të trafikut që gravitojnë rreth vendeve fetare gjithashtu do të mbyllen për trafikun nëse është e nevojshme.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhërat e nëpunësve policorë”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.