
Si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm të TAV Maqedoni, Viz Er dhe Qeveria, nga sezoni i ardhshëm veror i fluturimeve i cili fillon në fund të marsit të vitit 2026, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për herë të parë do të lidhet me Neapolin (Itali), ndërsa sërish e vendos destinacionin e Budapestit (Hungari). Aeroporti Shën Apostol Pavle Ohër, sërish merr linja direkte deri në Milano Malpenza (Itali) dhe Vrocllav (Poloni), ndërsa e kthen rutën në Katovicë (Poloni), thuhet në kumtesën e TAV Maqedoni.
Sipas Tav Maqedoni fluturimet e reja do mundësojnë që qytetarët e vendit tonë të njihen më shumë me kultura dhe monumente me vlera historike në Itali, Polini dhe Hungari.
Komunikata e plotë e TAV Maqedoni
Partneriteti i suksesshëm mes TAV Maqedoni dhe Viz Er sjell edhe një rezultat. Kompania ajrore rrit flotën edhe për një aeroplan në bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëar të Shkupit dhe deri tani gjithsej 13 ruta të reja nga të dyja aeroportet, janë paralajmëruar këtë vit.
Me lidhje direkte me disa nga qytetet më atraktive evropiane, TAV Maqedoni pasuron zgjedhjen e pasagjerëve dhe afrojnë vendin në destinacionet evropiane.
Fluturimet e reja me destinacione sërish të vendosura nga Shkupi dhe nga Ohri do të jenë edhe një mundësi të njihen kultura të reja, të shihen monumentet e reja historike, të ndjehen traditat e reja.
“Me këtë zgjerim të rrjetit të linjave ajrore, dy aeroportet e Maqedonisë fitojnë një rol të përforcuar si porta kyçe për në Evropë dhe më gjerë. Këto linja të reja ajrore janë rezultat i bashkëpunimit tonë strategjik me Qeverinë dhe linjën ajrore Viz Er, me qëllim rritjen e mundësive të udhëtimit dhe lëvizshmërisë së qytetarëve. Jam i sigurt se destinacionet e reja si Napoli nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, Milano dhe Vroclav nga Aeroporti i Ohrit “Shën Pali Apostull”, si dhe kthimi i Budapestit nga Aeroporti i Shkupit dhe Katovicës nga Aeroporti i Ohrit, do të jenë tërheqëse për qytetarët dhe do të kontribuojnë në konkurrueshmërinë e të dy aeroporteve në rajon”, tha Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.