Problemet familjare dyshohet të jenë motivi i vrasjes në “Kodrën e Trimave”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për portalin rtv21.tv rreth vrasjes së mbrëmshme në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj ka bërë të ditur se motivi i vrasjes dyshohet të jenë problemet familjare.

“Me urdhër te Prokurorisë, trupi i pajete është dërguar ne IML, për obduksion, ndërsa e dyshuara (56 vjeçe) është dërguar ne mbajtje, për shkak te veprës penale “Vrasja e rende”, sipas KPRK-se, si dhe është sekuestruar arma, si mjet i kryerjes se veprës penale. Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes se këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë te gjitha rrethanat e këtij rasti. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do te paraqesë kërkese për caktimin e masës se paraburgimit ndaj te dyshuarës, pranë gjykatës kompetente.”, ka thënë Ulaj për rtv21.tv

Vrasja në Prishtinë, në vendin e ngjarjes policia gjeti 10 gëzhoja dhe katër predha

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë. Sipas raportit në e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha.

“Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Derisa bëhet e ditur se e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media