Një pjesë e banorëve të Komunës së Karposhit do të mbeten pa ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën, njoftuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup.

Siç njoftojnë, nga nesër (e premte), për shkak të sanimit të dy valvulave me diametër F-400 dhe F-500 mm, nëse ekzistojnë kushtet teknike, nga ora 18:00 e deri në përfundimin e punimeve, pa ujë do të mbeten banorët e rrugës “Nikola Parapunov”, si dhe një pjesë e banorëve të rrugëve “Razlloveçko Vostanie” dhe “Viç”. Normalizimi i furnizimit me ujë pritet rreth orës 12:00 më 27 qershor (e shtunë). Nëse nuk plotësohen kushtet teknike, ndërhyrja do të shtyhet për një periudhë tjetër”, njoftuan nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

The post Një pjesë e Karposhit pa ujë nesër dhe të shtunën appeared first on Alsat.