Trafiku për automjetet e rënda transportuese në PKK Bllacë, në dalje nga Maqedonia, është normalizuar, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Më herët gjatë mëngjesit, nga atje informuan se prej orës 07:20 trafiku për kamionët në pikën kufitare Bllacë ishte devijuar tek stacioni i karburanteve “Dizel”.
Nuk u dhanë shkaqet për të cilat ishte bërë devijimi i kamionëve.
