Presidenti amerikan, Donald Trump para se të nisej për në Samitin e NATO-s në Hagë, tha se do të përpiqet që ta bind Izraelin që të ndalojë bombardimet në Iran, përcjell TV21. Trump tha se nuk është i kënaqur me veprimet e Iranit, e posaçërisht të Izraelit, pasi që u njoftua armëpushimi mes dy vendeve.

“Izraeli, sapo bëmë marrëveshjen, ata dolën lëshuan bomba siç nuk kam parë asnjëherë më parë. Ngarkesat më të mëdha që kemi parë. Nuk jam i lumtur me Izraelin. Kur them ok, keni 12 orë, nuk mund të shkosh në orën e parë dhe të lëshosh gjithçka që ke, pra nuk jam i lumtur me ata. Nuk jam i lumtur as me Iranin. Por jam vërtet i palumtur me atë që po bën Izraeli këtë mëngjes, për shkak të një rakete, që nuk ra, u godit, ndoshta ishte gabim, nuk ra. Nuk jam i lumtur për këtë. Në thelb kemi dy vende që kanë luftuar aq shumë dhe aq fort, sa nuk e dinë se çfarë dreqin po bëjnë”, tha mes tjerash Trump.