“Të jeni të sigurt është kategorike jo”, kështu u përgjigj në Click Plus Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët kur u pyet nëse parti do të pranonte të bëhej pjesë e koalicionit qeverisës, shkruan TV21. Shabani tha se nuk janë të interesuar për t’u bërë pjesë e Qeverisë pasi siç tha, fokusi i tyre është në riorganizimin e partisë.

Shabani tha se pa zgjedhje, nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë.

“Edhe po të kemi një ofertë të tillë, të jeni të sigurt, ja edhe publikisht e them se nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë dhe as që mendojmë të bëhemi pa zgjedhje të rregullta”, tha Shabani në Click Plus.