Ernest Muçi po mendon largimin nga skuadra e Besikatas gjatë meraktos së verës. Është media turke “Hurriyet” e cila ka zbuluar prpaskenat se çkfarë po ndodh mes yllit të Shqipërisë dhe klubit të Beshiktash.

Sipas asaj që shkruan “Hurriyet”, Muçi i ka bërë të ditur drejtuesve të Beshiktash se ai nuk mund të qendrojë në një klub ku nuk e duan.

“Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan”, kjo raportohet nga Turqia t’u jetë thënë drejtuesve të Beshiktashit përmes agjentit të Muçit. Vetë klubi turk kërkon të arkëtojë rreth 12 milionë euro prej shitjes së tij.

Kujtojmë që ylli kuqezi u bë pjesë e Beshiktashit në shkurt të viti të shkaur, ku turqit paguan 10 milionë euro për ta transferuar nga Legia.

Pavarësisht se ai nuk është konsideruar për një pjesë të ndeshjeve si titullar, Muçi ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe të asistojë katër të tjerë. Fanellën e Beshiktashit ndërkohë e ka mbajtur veshur 55 herë.