Pak metra larg Gjykatës Speciale, qindra shqiptarë janë mbledhur sonte në përkrahje të krerëve të UÇK-së, vendimi për të cilët do të jepet nesër.
Po ashtu, sonte është vendosur “Ora e Pritjes”, si e fundit përpara vendimit të madh, raporton ekipi i KosovaPress.
Nesër, më fillim nga ora 10:00 do të nisë seanca e fundit ku do të jepet verdikti final i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin./Kosovapress.
The post Orët vendimtare, qindra shqiptarë sonte nën qiell të hapur afër Gjykatës në Hagë appeared first on Alsat.
