Në intervistën e lajmeve qendrore në Alsat, profesori universitar, Afrim Osmani, i pyetur për rikthimin e mundshëm të ish kryeministrit azilant, Nikolla Gruevski, tha se procedura për ekstradim të një shtetasi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në këtë rast të Gruevskit, duhet të iniciohet nga institucioni që ka shpallur fletë arrest ndërkombëtar. Më pas, të gjitha shkresat me lëndën dhe kërkesën për ekstradim i dërgohen Ministrisë së Drejtësisë, e cila vendos kontakt të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Drejtësisë së Hungarisë. Osmani shtoi se është skeptik se Gruevski mund të kthehet pasi sipas tij, ekziston mundësia që ai të kërkojë azil tek ndonjë ambasadë tjetër e ndonjë shteti “mik” siç është Serbia.

  • Afrim Osmani: “Çka nëse Gruevski kërkon azil në ndonjë nga ambasadat ‘mike’ të tij, siç është Serbia apo ndonjë tjetër? Pra, me një fjalë, jam skeptik se Gruevski do të kthehet.”
  • Gazetare, Arta Tahiri: “Kryeministri Mickoski u shpreh se, nëse kthehet, atëherë vendi i Gruevskit është në burg!”
  • Afrim Osmani: “Mickoski ndoshta e tha këtë me qëllim, se është i gatshëm, por është i vetëdijshëm se ajo nuk do të ndodhë.”
  • Gazetare, Arta Tahiri: “Pra, duke pasur parasysh të gjitha këto që thatë, ekstradimi i Gruevskit nuk do të ndodhë shpejt, por çfarë nëse ndodh? A do të shkojë në burg, siç thotë kryeministri Mickoski?”
  • Afrim Osmani: “Vetëm nëse nuk funksionon shteti juridik, atëherë mund të mos shkojë.”/Alsat.mk.

The post Osmani: Çka nëse Gruevski kërkon strehim në Serbi? appeared first on Alsat.