Sot disa pjesë të lagjeve në Qytetin e Shkupit dhe vendbanimeve përreth do të mbeten pa energji elektrike.
Siç njofton QRMK Shkup, duke iu referuar EVN Maqedoni SHA, ndërprerjet do të ndodhin në këto zona dhe orare:
- Nga ora 08:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jenë disa përdorues të fshatit Lisiçe e Poshtme (Komuna e Aerodromit).
- Nga 08:30 deri në 14:30, pa rrymë do të mbeten përdoruesit në rrugën 4 dhe rrugën 10 në Saraj (Komuna e Sarajit).
- Nga 08:30 deri në 16:00, ndërprerje do të ketë për zonat Malla Rekë, Aldincë, Karaxhicë dhe Solunska Gllava (Komuna e Studeniçanit).
- Nga 09:00 deri në 12:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit përgjatë bulevardit Boris Trajkovski, nga kryqëzimi me rrugën për në Lisiçe deri në drejtim të Ohisit , si dhe në rrugën 1523, nga numri 77 deri në 85, përfshirë edhe objektet mes Cile Inxhinering dhe Integraf (Komuna e Kisella Vodës).
- Nga 09:00 deri në 13:00, ndërprerje do të ketë në rrugën Pitu Guli, pranë Ambasadës së Serbisë (Komuna Qendër).
- Nga 09:00 deri në 14:30, pa energji do të mbeten disa përdorues në rrugën Pijanec (Komuna e Karposhit).
- Nga 09:00 deri në 15:00, ndërprerje do të ketë për bllokun e ndërtesave në segmentin nga bulevardi i Aradhat Partizane nr. 17 deri te rruga Maksim Gorki (Komuna Qendër).
EVN njofton se ndërprerjet janë të nevojshme për mirëmbajtje dhe punime teknike në rrjetin elektrik.
