Paga minimale nga marsi i këtij viti do të jetë 26.046 denarë dhe rritet për rreth 1.600 denarë. Qeveria nuk lëshoi pe dhe vendosi që ajo vetëm ligjërisht të harmonizohet. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në mënyrë demonstrative e braktisi seancën e Këshillit Ekonomiko-Social. Paralajmërojnë se lufta për 600 euro pagë minimale dhe 6.000 denarë rritje për të gjitha pagat e tjera do të vazhdojë nga rruga, me protesta.
“Ashtu siç kishim frikë, në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko-Social, përfaqësuesit e Qeverisë planifikojnë ta harmonizojnë pagën minimale vetëm aq sa është harmonizimi ligjor. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk mund të jetë bashkëpjesëmarrëse në një gjendje për punëtorët, përkatësisht vetëm për ata punëtorë që marrin pagë minimale 1.500 denarë. Kërkojmë 600 euro pagë minimale, dhe të paktën 6.000 denarë rritje për të gjitha pagat e tjera”, deklaroi Slobodan Trendafilov – kryetar i LSM.
Ministri i Ekonomisë Durmishi e paraqiti përllogaritjen, paga minimale nga marsi rritet për 6,86 për qind.
“Paga minimale e cila në vitin 2025 ishte bruto 36.037 denarë, në shumë bruto për vitin 2026 do të jetë 38.507 denarë, përkatësisht 26.046 denarë neto. Kjo paraqet rritje prej 2.470 denarë në shumë bruto, përkatësisht 1.667 denarë në shumë neto”, u shpreh Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.
Kryeministri Mickoski tha se paga minimale rritet, ndërsa pagat rriten edhe kudo ku Qeveria është punëdhënëse.
“Sot në rend dite është informacioni për lartësinë e pagës minimale e cila do të jetë në vitin 2026, në përputhje me ligjin. Pres që në seancën e ardhshme të Qeverisë, nesër ose javën e ardhshme, mendoj se pikërisht nesër, ta kalojmë edhe si Qeveri. Dhe pastaj normalisht, në përputhje me lartësinë e pagës minimale, nga prilli për marsin praktikisht të fillojë të paguhet e njëjta”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Punëdhënësit para seancës thanë se nuk kanë qëndrim nga anëtarësia e tyre sepse seancat caktoheshin në minutën e fundit.
“Ky Këshill Ekonomiko-Social është caktuar të premten në mesditë për sot në ora 11. Vazhdimisht theksoj se ky mënyrë e caktimit të takimeve është shumë joserioze nga ana e institucionit që e bën këtë, sepse të gjithë ne veprojmë institucionalisht, kemi trupa në organizatë që duhet të konsultohen për çfarëdo pike, veçanërisht për pika të këtij lloji. Aq më tepër që pika për pagën minimale u shtua sot në mëngjes, vetëm si një pikë pa asnjë material dhe pa asnjë propozim”, potencoi Vladanka Trajkoska nga Oda e Punëdhënësve.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë janë të prerë se “beteja” vazhdon nga rruga. Paralajmërojnë protesta për mesin e marsit. E nëse edhe kjo nuk jep rezultat, kanë vendim për Grevë të Përgjithshme në sektorin publik dhe privat.
