Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Pasdite pritet zhvillim lokal i motit të paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë, me temperatura ditore që në disa vende do të arrijnë deri në 40°C. Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla.